‘Çmendet’ gruaja në avion, i thyen kompjuterin të dashurit në kokë

149 Shikime
syrinet
1
Postuar me 23 Jul 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Një grua e zemëruar i la pasagjerët në një fluturim të shokuar, ndërsa ajo thyen një laptop mbi kokën e të dashurit të saj, pasi e akuzoi atë për 'shikimin e një gruaje tjetër'.

Video-ja është postuar në mediat sociale nga një prej pasagjerëve të avionit i cili ka ndjekur të gjithë ngjarjen dhe ka treguar se i dashuri i saj i quajtur Memo ishte duke parë një vajzë tjetër në momentin kur e dashura është ‘çmendur’ nga xhelozia.

Mosmarrëveshja arrin kulmin kur gruaja e zemëruar e ndjek djalin nga pas nëpër avion me një kompjuter portativ të cilin ia thyen në kokë ndërsa njerëzit të shokuar e pyesin nëse u lëndua.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas