Arrestimi i vrasesit ne Selenice.mp4

252 Shikime
syrinet
1
Postuar me 09 Nov 2018 / Në kategorinë News & Politics

Policia e Vlorës, ka dhënë detajet për ngjarjen e sotme në Kotë, duke zbardhur dinamikën e vrasjes së kreut të Njësisë Administrative.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:55, në hyrje të një lokali në fshatin Kotë, ku, dyshohet se shtetasi Admir Delaj ka qëlluar me armë gjahu shtetasin Fatmir Hodo, 64 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, i cili ka humbur jetën.
Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit ku pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit, si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas