Babai gjeni! Improvizon dhe maskohet si gruaja për të ushqyer të birin

257 Shikime
syrinet
1
Postuar me 15 Oct 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Ky baba ka gjetur një mënyrë të zgjuar për të ushqyer djalin e tij të vogël, ndërsa nëna e tij është larg duke bashkangjitur një fotografi të fytyrës së saj mbi fytyrën e tij në mënyrë që foshnja të besojë se po e ushqen nëna.

Babai nga Capim Grosso, Bahia në Brazil arrin të ushqejë me sukses djalin e tij tre muajsh, Vinicius, i cili është i mashtruar dhe ‘detyrohet’ të pijë qumështin.

Po ashtu ky baba vendos të lidhë edhe një biberon afër gjoksit duke krijuar kështu tek fëmija edhe përshtypjen e një gjiri.

Në fillim foshnja duket e pasigurt pasi ai i ngul sytë babait të tij por përsëri bindet dhe fillon të pijë qumështin.

Ky prind është shprehur se: 'Ai nuk donte të hante, kështu që unë duhej të improvizoja'.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas