Në radhë


Balena 75 tonë shkëputet keq nga vinçi, shkakton dallgë gjigante

116 Shikime
syrinet
1
Postuar me 18 Aug 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Një kufomë balene masive u tërhoq nga një plazh spanjoll nga një vinç deri në momentin kur është rrëzuar në det pasi ka rrëshqitur prej vinçit.

Balena fillimisht mendohej të peshonte midis 25 dhe 35 ton, por pesha e fundit që u zbulua është 75 ton.

Heqja e krijesës masive filloi në 16 gusht në Asturias, Spanjë, por hutimi për peshën e tij rezultoi në nevojën për një kamion më të madh dhe një vonesë 24-orëshe.

Një vinç i bashkangjitur në bishtin e krijesës e tërheq atë me forcë nga plazhi El Figo por misioni ka rezultuar pa sukses.

Balenat e këtij lloji janë gjitari i dytë më i madh në botë, dhe kjo kalohet vetëm nga balena blu e cila në disa raste është edhe më e madhe.

Femra mesatare në hemisferën veriore rritet në 20 metra ndërsa mashkulli mesatar mund të arrijë gjatësi 18.5 metra.

Mesatarisht, femrat peshojnë 50.5 tonë ndërsa meshkujt peshojnë 38.5 tonë.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë