Balerinë profesionsitë pozojnë me qentë dhe imazhet janë vërtet mbresëlënëse
‘DANCERS & DOGS’ filloi si një ide jashtëzakonisht e rastësishme një ditë në fillim të vitit 2017.
Fotografë profesionistë të cilët jetojnë në St. Louis, Kelly Pratt & Ian Kreidich, një skuadër burrë e grua që punojnë me Baletin e Saint Louis së bashku me valltarët në të gjithë vendin, kishin një vizion: "Po sikur të fotografonim balerinët, me qen?"
Në letër, ishte një koncept i çuditshëm dhe nuk kishte kuptim.
Sidoqoftë, pasi fotografuan duetin e tyre të parë Ericka dhe Baxter, një bulldog anglez, Kelly & Ian ranë në dashuri me konceptin dhe nisën ‘DANCERS & DOGS’, një projekt i cili përfundimisht do të fotografonte 100 kërcimtarë dhe 100 qen në mbi 10 qytete në të gjithë vendin në kohëzgjatja prej dy vjet e gjysmë.
Çifti madje krijoi një libër të përsosur me imazhet më të bukura të përmbledhura nga i gjithë foto-sesioni i realizuar në mbi 2 vite e gjysmë.