Në radhë


Bardhi: Asgjë e re nga Rama, riciklon të njëjtat tekste mashtrime prej 8 vitesh

107 Shikime
syrinet
1
Postuar me 06 Nov 2020 / Në kategorinë News & Politics

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar takimin e sotëm të Ramës në Durrës, si një fjalim ku riciklohen të njëjtat tekste mashtrimesh, duke përsëritur të njëjtat gënjeshtra ndaj kreut të PD, dhe ku mund të kuptosh që në 8 vite nuk ka bërë asgjë.
‘Asgjë e re nga Edi Rama. Me batuta të lodhura, sorollatet nëpër sheshet e plehrave me të njëjtin tekst mashtrimesh të shëmtuara.
Një orë fjalim sot tek fusha e plerave, përsëriti të njëjtat gënjeshtra për PD, Lulzim Bashën, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga PD dhe për Opozitën e Bashkuar.
Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.
Nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve që në 2 mandate mbeten vetëm në 3D, ndërkohë që nuk ka më propagandë që fsheh krimin dhe korrupsionin e Qeverisë së Dështimit. Vetëm me fjalë, tallje, fyerje dhe mashtrime nuk zgjidhen dot hallet e shtuara të qytetarëve shqiptarë.
U lodh kot deri tek plehrat, duke fyer dhe keqpërdorur socialistët e ndershëm, për gjoja përzgjedhjen 3D të kandidatëve për deputetë. E kishte më afër burgun, për të bërë atë që ka 8 vite që bën, përzgjedhjen e kandidatëve me krimin e organizuar’

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë