Bardhi: Nga Rama te Ndreu kush janë 7 personat që SPAK duhet ti hetonte për dosjen 184
0
0
486 Shikime
Postuar me 18 Dec 2020 / Në kategorinë News & Politics
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar edhe njëherë si të paligjshme nga ana e SPAK, mbylljen e dosjes 184 nga Prokuroria e Dibrës, duke akuzuar vetëm 4 zyrtarë apo ish-zyrtarë lokalë ndërkohë që janë lënë jashtë emra të rëndësishëm të cilët kanë shitblerë votën në Dibër. Bardhi thotë se 7 emrat sipas të cilit duhet të përballen me ligjin për krimin e shitblerjes së votave në 2016 në Dibër, janë nga Rama, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Imer Lala, Dionis Ymeri, Pjerin Ndreu, por edhe të tjerë.
Me shume
0 Komente
sort Radhit sipas