Dashuri e pazakontë, kjo grua përkëdhel peshkaqenët

260 Shikime
syrinet
1
Postuar me 03 Apr 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Në episodin e rradhës të Blue Planet Live, zhytësja, eksploruesja dhe aktivistja e detit, Cristina Zenato ndau me të gjithë imazhet fantastike të cilat tregonin atë nën ujë duke u afruar jashtëzakonisht shumë ndaj një grumbulli peshkaqenësh të bardhë sikur të ishin të vegjlit e qenit.

Ajo afrohet ndaj tyre i përkëdhel ata pa treguar asnjë lloj ndjenje frike dhe madje duke treguar me bindje se janë të dashur për të dhe sillen mjaft mirë me të.

Ajo i quan ata vogëlushët e saj dhe gjithashtu shprehet se ndihet e mrekulluar teksa shikon se si ata sillen. Për të këta peshkaqenë të rrallë të Karaibeve janë njësoj si njerëzit disa janë të turpshëm disa shumë dominues në personalitet.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas