Në radhë


Denoncimi i mjekes: Rama i quan heronj, konceisionari gjobit makinat e mjekëve në QSUT

20 Shikime
syrinet
1
Postuar me 28 Sep 2020 / Në kategorinë News & Politics

Kur i intereson, qeveria i quan “heronj”, por kur vjen puna për ti zhvatur nuk i shpëton asnjë rast.
Kjo është situata sot në QSUT, aty ku çdo ditë mjekë, infermierë apo pedagogë përballen me gjobat e koncensionarit të parkingjeve.
Denoncimin e rradhës e bën mjekja dhe pedagogia Monika Fida, e cila përmes një video-live në Facebook-un e saj tregon situatën në qendrën më të madhe spitalore në vend.
“Po flas sot live nga QSUT. Jam mjeke, konsulente pranë shërbimit të dermatologjisë.
Vij, është kohë me shi, siç e shihni, gjithë sipërfaqja është bosh, totalisht. Kjo sipërfaqe nuk lejohet të përdoret nga mjekët.
Koncensionari ka bllokuar të gjitha vendet, ndërsa ne, bluzat e bardha, që deri dje ishim heronj, nuk mund të parkojmë dot këtu”.

Më pas, mjekja tregon edhe gjobën që ka marrë pikërisht për shkak të parkimit.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë