Në radhë


Dy shokët bëjnë numra cirku në oxhakun 256 metër të lartë

86 Shikime
syrinet
1
Postuar me 30 Oct 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Nuk janë të shumtë njerëzit që do të hipnin në një biçikletë me një rrotë dhe të vinin rreth majës së një oxhaku 256 metër të lartë e... pa asnjë pajisje sigurie.

Por këta dy burra kanë rrezikuar shumë në një godinë të braktisur në Rumani ku edhe kanë bërë disa numra cirku vërtet të frikshme pa asnjë mjet sigurimi për jetën duke rrezikuar maksimalisht.

Flaviu Cernescu dhe shoku i tij Nikolai Ismail mund të shihen pikërisht në majë të oxhakut Targu Jiu të Rumanisë, ndërsa ata filmohen vetë duke përdorur shkopinj selfie.

Njëri prej tyre rrotullon oxhakun me biçikletën me një rrotë ndërsa tjetri fillon të luajë me portokaj në një kënd të dalë të oxhakut.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë