Filmohet nga kamera e fshehur: Leopardi i rritur, loz si i vogël
Është macja më e rrallë në botë dhe është parë duke u rrotulluar në një lulishte dhe duke luajtur 'si një kotele' në pamjet e jashtëzakonshme të kamerave të fshehura në momentin kur nuk e kupton aspak se është duke u filmuar.
Leopardi i egër Amur u filmua në ‘Land of Leopard National Park’ në Primorsky Krai, Rusi, të premten.
Klipi i adhurueshëm tregon macen e madhe e gjinisë mashkullore që fërkon fytyrën përgjatë dyshemesë ndërsa shtrëngon një pjesë të degës së rënë të cilën edhe është duke e përdorur si një lodër.
Ndërsa dëgjohet tingulli i gjetheve të thata dhe barit, leopardi ngrihet dhe shkon larg.
Një zëdhënës i parkut kombëtar tha: 'Përkundër moshës së tij të vjetër, leopardi mashkull tregoi shëndet të shkëlqyeshëm dhe një humor të mirë gjatë të premtes. Para kamerës, grabitqari luante si një kotele shtëpiake.'