Në radhë


Humbi krahë e këmbë përsëri pjesë e maratonave të vrapimit

325 Shikime
syrinet
1
Postuar me 03 Sep 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Një grua indiane që humbi të dy këmbët dhe duart, nga një infeksion i rrallë bakterial, ka kaluar të gjitha pengesat për t'u bërë një vrapuese e guximshme.

Një inxhiniere në profesion, Shalini Sarasëathi, 37 vjeç, nga Bengaluru në jug të Indisë, kapërceu gjendjen e rëndë në të cilën humbi këmbët dhe duart.

Në një shfaqje frymëzuese vrapimi kjo grua ampute e katërfishtë mori pjesë në vrapim vetëm tre vjet pasi luftoi me sëmundjen e rrallë.

Në vitin 2013, shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe duke u kthyer nga festimi i katërt i përvjetorit të martesës në Kamboxhia, Shalini mori një ethe të butë bakteriale e cila rezultoi fatale për jetën e shëndetin e saj.

Por ethet e buta u diagnostikuan se ishin një rast akut i rickettsial një infeksion i rrallë bakterial.

Jeta e Shalinit u kthye kokë poshtë brenda disa muajve të ardhshëm. Ajo mbeti në ICU të një spitali lokal, ku humbi fëmijën e saj diçka që Shalini e konsideron si humbjen më të madhe të jetës së saj.

Menjëherë pas kësaj, Shalini filloi stërvitjen në një strukturë lokale sportive. Ajo filloi të praktikojë 90 minuta çdo mëngjes, duke ecur dhe duke bërë stërvitje të ndryshme.

“Ndihem mirë ndërsa vrapoj. Më jep motivim. Unë dua të shkoj në më shumë evente të marr pjesë në maratona në të gjithë botën," tha ajo.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë