Intervista në studio, i ftuar Koço Kokëdhima

280 Shikime
admin
1
Postuar me 09 Aug 2018 / Në kategorinë Film & Animation

Kokëdhima në Syri.net: Vota e Shqipërisë pro Trump, çdo vendim tjetër i gabuar...
Kokëdhima në Syri.net: Vota e Shqipërisë pro Trump, çdo vendim tjetër i gabuar...

Koço Kokëdhima, Kryetari i Zgjidhja, tha në studion e Syri.net se Shqipëria duhet të votojë në OKB pro vendimit të Presidentit Donald Trump për Jeruzalemin. Sipas tij, SHBA janë i vetmi aleat që kanë sot shqiptarët dhe Shqipëria, pa mbështetjen e të cilëve ne do të ishim në një udhëkryq sa do të vihej në diskutim edhe ekzistenca e shtetit shqiptar.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë dhe votimi në konferencën e vendeve islamike është një vendim i gabuar i kësaj qeverie. Politika e jashtme të bazohet në vlerat dhe parimet e rëndësishme ndërkombëtare. Por në rastin konkret ne nuk jemi një vend që mund të përfshihemi dhe të luajmë ndonjë rol në zhvillimet ndërkombëtare.

Një qeveri më e marrë fund sesa kjo nuk kemi pasur asnjëherë. Ne kemi një aleat të rëndësishëm, Shqipëria pa mbështetjen e SHBA është në një udhëkryq të vështirë. Ne pa mbështetjen e SHBA mund të kthehemi në një pikë që të diskutojmë ekzistencën e shtetit shqiptar. Ne nuk kemi rrugë tjetër, duhet që në Kombet e Bashkuara të votojmë pro Presidentit Trump”, tha Kokëdhima.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas