Intervista ne studio, Flamur Noka
A do ti dorëzojnë mandatet deputetët e opozitës pas thirrjes së Berishës? Ja çfarë thotë Noka në Syri.net
Ish-kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas përfundimit të seancës plenare, ju bëri thirrje të gjithë deputetëve opozitarë që të djegin mandatet.
I pyetur rreth kësaj çështjeje nga moderatori Alen Xhelili në edicionin e lajmeve në Syri.net, deputeti Flamur Noka, tha se të gjitha opsionet mbeten të hapura.
‘Ua thashë që të gjitha opsionet janë në tavolinë. Sot u diskutuan të gjitha opsionet dhe janë lënë të hapura të gjitha opsionet, vetëm ajo e normalizimit të marrëdhënieve me këtë parlament. Në këtë Shqipëri ka mbetur vetëm ti vihet kurora e mbretit të narkotrafikut Edi ramës, pasi sot nuk ka më moral të qeverisë. Shumë shpejt edhe këtë aritmetikë që i mban gjallë do tua ulim shumë shpejt’, tha Noka.