Në radhë


Ishte në bar me gruan kur iu afrua një dhelpër shumë ‘miqësore’

19 Shikime
syrinet
1
Postuar me 13 Aug 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Një dhelpër miqësore qëndroi në prehër të një burri në një birrari ndërsa partnerja e tij e mahnitur e vëzhgonte dhe po regjistronte videon.

Adhuruesi i kafshëve, Gary Sines, 40 vjeç, nuk mundi as ta besonte dot momentin kur dhelpra u afrua dhe u ul në prehrin e tij duke pritur që ai ta ledhatonte madje edhe tregoi kuriozitet ndaj telefonit dhe ‘pozoi’ kur Gary ishte duke shkrepur disa foto me të.

Videoja, e marrë nga e dashura e tij, Lindsay Rolfe, tregon se dhelpra afrohet jo pak me të dashurin e saj i cili fillon edhe ta përkëdhelë e ta përqafojë.

Lindsay Rolfe ka treguar se është ndjerë shumë e emocionuar dhe se thuajse i erdhi për të qarë duke parë pamjet.

Ajo madje tha se me shumë mundësi fëmijët e tyre do e dëshironin një dhelpër kaq të dashur dhe se mbase ishte momenti që përse jo ta merrnin me vete në shtëpi.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë