Në radhë


Kirurgët tregojnë mushkëritë e karbonizuara të duhanpirësit 52 vjeçar

204 Shikime
syrinet
1
Postuar me 19 Nov 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Këto pamje tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira nga katrani i një duhanpirësi, i cili kishte konsumuar duhan rregullisht për plot 30 vjet.

Në vend që të ishin një rozë e shëndetshme, ato ishin në ngjyrë qymyri dhe ekstremisht të dëmtuara nga 3 dekadat e mbetjeve të duhanit, duke i bllokuar ato.

Mjekët nga Spitali Popullor Wuxi në Jiangsu, Kinë, nxorën organet pasi ky 52-vjeçar vdiq, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.

Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë "reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit ndonjëherë".

Ajo u ngarkua nga spitali me titullin: 'A keni ende guximin të pini duhan?'

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë