Në radhë


Ky majmun 19 vjeçar ka fytyrë të ngjashme me të një njeriu

235 Shikime
syrinet
1
Postuar me 19 Nov 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Një majmun i cili mori shumë famë pasi kishte një shprehje të fytyrës shumë të ngjashme me njerëzit është bërë vërtet tërheqës për vizitorët e kopshtit zoologjik ku edhe ndodhet.

Kopshti zoologjik Tianjin në Kinën lindore është shqetësuar jo pak për këtë majmun i cili është 19 vjeç dhe akoma beqar kjo për shkak edhe të fytyrës së tij krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e kafshëve.

Majmuni ka prekur keq rrjetin vitin e kaluar kur edhe u shpërndanë fotografi të fytyrës së tij të pikëlluar shumë të ngjashme me atë të një njeriu.

Kopshti zoologjik tha që kafsha pa emër nuk çiftohej kryesisht për shkak të 'mungesës së fatit'.

Një zëdhënës i tha MailOnline se majmuni me fytyrën njerëzore, i njohur zyrtarisht si Margarita Island Capuchin, kishte një personalitet 'agresiv'.

'Ai është shumë aktiv dhe agresiv, pëlqen të luajë me baltë dhe të copëtojë arra kokosi,' tha zëdhënësi i kopshtit zoologjik.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë