Në radhë


Letra e babait të Ermal Metës/ Të gjitha mediat vjedhin intervistën e Shqiptarja.com

404 Shikime
admin
1
Postuar me 09 Aug 2018 / Në kategorinë Film & Animation

Pirateria online është bërë tashmë ‘kancer’ shumë i përhapur. Vetëm dy minuta pas botimit në faqen e Shqiptarja.com të letrës ekskluzive që dorëzoi në redaksi babai i këngëtarit të njohur Ermal Meta, ka filluar vjedhja e paskrupullt nga portalet e tjera, që vazhdojnë politikën e ‘copy paste’.

Në tre minutat e para pas botimit në faqen tonë e para qe ka vjedhur lajmin, por edhe foton e babait të Ermal Metës ka qenë gazeta Panorama online, e dyta Politiko.al duke vijuar pastaj me të tjerat.

Pikërisht vetëm dy ditë më parë pronari i Politiko.al Alfred Lela, ka qenë lektor në një konferencë të organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias të financuar nga donatorët e huaj duke folur per ironi pikerisht kundër piraterisë online. ''Nëse ka nevojë për ndryshime duhet filluar nga nevojat më akute dhe ky është një ‘program’ që shmang vjedhjen pa kriter online” deklaroi Lela. Por me pas ai vete veproi ndryshe.

Pas Panoramës dhe Politiko.al, intervistën e kanë vjedhur edhe faqet e tjera si Mapo, Javanews, Lapsi.al, Syri.net, Gazeta Ekspres, Botasot, Newsbomb, etj.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë