Në radhë


Loja e kubit të Rubikut, tërheq pa masë një ketër të vogël

93 Shikime
syrinet
1
Postuar me 16 Jan 2020 / Në kategorinë Film & Animation

Ky është momenti i adhurueshëm kur një ketër i etur për argëtim fillon duke luajtur me kubin e Rubikut të cilin në duar e mban një burrë dhe e ndjell me të të afrohet.

Leo Higgins ishte jashtë në Parkun Kombëtar Zion, Juta, me kubin e tij të dashur Rubik në fund të vitit që lamë pas dhe për habinë e tij, një ketër iu afrua shumë pranë dhe tregoi jo pak interes për të luajtur me të madje aq dëshirë tregoi sa thuajse tentoi të shkëpusë kubin nga duart e burrit.

Higgins e lëviz vazhdimisht kubin duke shfaqur para ketrit ngjyra nga më të ndryshmet dhe ai afrohet edhe më shumë.

Pamjet pastaj tregojnë ketrin duke afruar putrat e tij të vogla drejt kubesë së Rubikut dhe duke u përpjekur të imitojë lëvizjet e ndërlikuara që Higgins.

Ai dëshpërimisht përpiqet të rrëmbejë kubikun dhe shfaqet i entuziazmuar nga aftësia e Higgins me të.
Videoja është bërë vërtet virale në mediat sociale.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë