Në radhë


Mercedes prezanton makinën e frymëzuar nga filmi ‘Avatar’

161 Shikime
syrinet
1
Postuar me 07 Jan 2020 / Në kategorinë Film & Animation

Mercedes Benz po përdor energjinë e qëndrueshme për të furnizuar makinën e tij të fundit që sapo ka shfaqur, Vizion AVTR.

Në një fjalim në Consumer Electronics Show në Las Vegas të hënën, Daimler-Benz prezantoi makinën e saj të çuditshme të konceptit elektrik që është frymëzuar nga filmi, Avatar.Për të shpjeguar edhe konceptin e kësaj shpikje të re, Daimler-Benz kërkoi edhe ndihmën e drejtorit të filmit, James Cameron.Cameron, i cili është duke punuar në vazhdimësi të filmit origjinal, që u publikua për herë të parë para 10 vitesh, shfrytëzoi rastin të nxjerrë në pah mesazhin thelbësor të Avatar për qëndrueshmërinë dhe se si ai mesazh gjeti rrugën e tij në automjet.

"Unë u ula në këtë makinë, duke marrë kontrollin e saj dhe thjesht u ndjeva i gjallë, morra frymë me lehtësi, pasi është thjesht organike," tha Cameron.

Makina tërësisht elektrike, një sedan me shkëlqim dhe futurist, është e aftë të udhëtojë në mënyrë autonome dhe madje mund të përdorë modelin e tij unik të rrotave për të rrëshqitur anash duke përdorur 'fletët bionike'.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë