Në radhë


Momenti i tmerrshëm kur tifozi godet me kokë sulmuesin e Sheffield United

136 Shikime
syrinet
1
Postuar me 18 May 2022 / Në kategorinë Sports

Një tifoz i futbollit prishi natën më të madhe të Nottingham Forest-it, pas një sulmi brutal ndaj sulmuesit të Sheffield United, Billy Sharp, gjatë një pushtimi në fushë disa sekonda pas fitores së tyre me penallti në gjysmëfinalen e play-off-it të Championship. Tifozi i i cili sipas mediave britanike bënte tifozllik për skuadrën Nottingham Forest u shkëput nga festimet duke goditur më pas me kokë Sharp, i cili po qëndronte me krahët e kryqëzuar në zonën teknike në City Ground. Pamjet tmerruese të incidentit, të fiksuara drejtpërdrejt në Sky Sports, tregojnë Sharp duke u rrëzuar pasi nuk po e shihte tifozin që po vinte drejt tij . Kryeinspektori i policisë së Nottinghamshire, Paul Hennessy, tha: “Një 31-vjeçar është arrestuar me dyshimin për sulm në lidhje me këtë incident. Ai mbetet në paraburgim dhe do të merret në pyetje nga oficerët. “Hetimet tona për rrethanat e ngjarjes janë në vazhdim. Ne kemi folur me lojtarin në fjalë dhe po punojmë me të dy klubet që po na mbështesin me hetimin tonë.'

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë