Në radhë


Momenti kur një adoleshente me bikini sulmon një tjetër teksa bënte banjo dielli bëhet virale

22 Shikime
syrinet
1
Postuar me 29 Sep 2021 / Në kategorinë People & Blogs

Polica australiane po heton një video tronditëse që tregon dy vajza adoloshente duke u grindur në një park. Video tregon një adoleshente e veshur me bikini të zinj që paprimtas sulmon dhe godet një tjetër adoleshente. Ndërsa dhuna mes dy adoleshenteve vazhdonte një grup burrash dëgjohen në video duke i inkurajuar vajzat teksa ata godasin njëra -tjetrën. Sulmi zgjati gati një minutë dhe përfundoi kur vajza me bikini të zeza i dha goditjen e fundit në kokë viktimës. Një zëdhënës i Policisë NSW tha se oficerët u thirrën në park rreth orës 2.10 pasdite të premten ( 24shtator) pas raporteve "një vajzë adoleshente kishte sulmuar dy vajza të tjera". Ata thanë: “Grupi u shpërnda para se të mbërrinte policia. Oficerët nga Komanda e Zonës së Policisë në Plazhet Lindore po kryejnë hetime'. Pamjet janë marrë nga një prind i shqetësuar i cili i tmerruar është shprehur për Daily Telegraph:
"Ajo nuk mund të lihet të ikë me këtë mendim se ajo thjesht mund të sulmojë njerëzit dhe të mos ketë pasoja, gjithashtu dhe burrat që i inkurajonin duhet të gjurmohen dhe të akuzohen për nxitje të dhunës. " Nuk është e qartë se çfarë provokoi sulmin.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë