Momenti kur një akullnajë gjigante shembet dhe vizitorët gjendeshin pranë

145 Shikime
syrinet
1
Postuar me 03 Apr 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Turistët u fotografuan duke ikur nga buza e një lagune, pasi një akullnajë u copëtua në Islandë në datën 31 mars të këtij viti duke krijuar valë të mëdha pulsuese pranë bregut.

Kapur në buzë të lagunës Jökulsárlón, një pjesë e akullnajës Breiðamerkurjökull mund të shihet duke rënë në ujë duke krijuar një sërë valësh që vijnë drejt turistëve në breg.

Ndërsa vizitorët ikin në tronditje, laguna mbushet me valë të mëdha, që rrotullohen pranë shkëmbinjve në breg, të cilat i detyrojnë shikuesit të largohen nga furia e ujit që afrohet me shpejtësi.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas