Në radhë


Ndragheta kulla shumëkatëshe me Veliaj/ Vasili: Toka e Tiranës po ndahet me mafien

81 Shikime
syrinet
1
Postuar me 22 Jan 2021 / Në kategorinë News & Politics

Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.
Në materialet e siguruara nga Ora Neës thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e gradaçeleva shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.
Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili duke postuar edhe njëherë kronikën e Ora Neës shkruan se mafia ka pushtuar Tiranën dhe se pushteti i Rilindjes është në shërbim të mafies.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë