Një "Sulm Alien" në qiell e fakton NASA

550 Shikime
syrinet
1
Postuar me 08 Apr 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Dy nisje të suksesshme të raketave në Norvegji të premten kanë lënë vendasit të habitur, të hutuar dhe të frikësuar nga një shfaqje e pabesueshme e dritës artificiale në qiell.

Pas dy pikave portokalli nisur përmes ajrit, u zgjeruan retë me ngjyra të ndezura dhe dritat shumëngjyrëshe u shfaqën papritmas por ky nuk ishte një sulm alien, si edhe sugjeruan disa persona.

Në vend të kësaj, raketat ishin pjesë e (Auroral Zone Upwelling Rocket Experiment) një eksperiment i financuar nga NASA për të mësuar rreth rrjedhjes së grimcave në jonosferë.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas