Në radhë


Ora News - Nesër Gjetan Keta ndeshet për titull botëror, stërvitja në Bulqizë

825 Shikime
syrinet
1
Postuar me 07 Sep 2018 / Në kategorinë Film & Animation

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Boksieri shqiptar Gjetan Keta po stërvitet në vendlindje, për duelin në themel që do të jetë të shtunën më 8 shtator, në Dibër të Madhe të Maqedonisë. 35 vjeçari do të ndeshet në ring me boksierin nga bosnja, Sladjan Janjanin për të fituar titullin kampion bote.

Stërvitja me të vëllanë po bëhet tek "Guri i vashes"

Ismail Keta: "Unë besoj në zot dhe në vlerat njerëzore. Jam përpjekur që sportistëve të mi si Gjetani, Feritit Mikel Alliut, Kristian Caca dhe sportistëve të tjerë t'i stërvis për fitore. Kam shumë besim, Por është sport dhe pranë fitores qëndron dhe humbja, por gjithsesi ne nuk do i turpërojmë shqiptarët"

Statistikat flasin në favor të Ketës, me Gjetanin që ka zhvilluar 26 përballje, ka fituar 22 prej të cilave 18 me "KO". Në krahun tjetër Janjanin ka zhvilluar dy takime më shumë se boksieri kuqezi, ku ka arritur të fitoj 25 prej tyre, 19 prej të cilave me "KO".

Përveç Ferit Ketës që do të përballet me turkun Fatih Mehmet Karakus, në këtë event do të tregojnë vlerat edhe sportistët Mikel Alliu, Roxhers Muslia, Benard Marashi, Kristian Caca dhe shumë të tjerë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nese....r-gjetan-keta-ndeshe

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë