Në radhë


Pamjet e rënda/ Policia rrahu punëtorin e llaçit. Berisha: Rama përdor pandeminë për dhunë politike

28 Shikime
syrinet
1
Postuar me 12 Feb 2021 / Në kategorinë News & Politics

Një video ku tregohet trajtimi çnjerëzor i policisë ndaj një shtetasi që po kthehej nga puna në ndërtim mbrëmjen e djeshme në banesë, tregon edhe njëherë fytyrën e vërtetë të policisë, ku pavarësisht ndryshimit të ministrave të brendshëm mbetet e njëjta përsa i përket dhunës. Festim Peza siç shikohet edhe nga pamjet filmike dhunohet fizikisht nga policia edhe pse nuk bën asnjë rezistencë.
Lidhur mbi këtë akt ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha, që e cilëson si një dhunë shtazore të narkobanditëve me uniformë që e përdorin pandeminë për dhunë politike.
‘Keqtrajtim shtazor dhe politik tek dera e shtepise e Festim Pezes, nje puntori llaçi i cili po kthehej ne shtepi.
Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin shtazor te narkobanditeve me uniforme dhe perdorimin e pandemide per dhune politike nga Edvin Kristaq Xhelati dhe shpreh solidaritetin tim te plote me demokratin Festim Peza dhe familjen e tij! sb
Mirmbrema Doktorr Berisha! Uroj te jesh mir familjarisht. Mbrem policija e edvin kristaq rames e shoqeron dhe e keqtrajton e perplas per tok dhe duke e goditur para shtepis te vet nje demokrat Festim Pezen puntor llaçi vec se esht demokrat. Ju lutem bejeni puplike kete vidjo’

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë