Qeni merr në shpinë majmunin e braktisur dhe e çon në polici
0
0
421 Shikime
Postuar me 25 Oct 2019 / Në kategorinë Film & Animation
Ky është momenti që të ngroh zemrën kur një qen mbart në shpinë një majmun foshnjë të braktisur dhe e fut atë në një stacion policie.
Pamjet tregojnë majmunin e vogël duke u ngjitur në shpinën e qenit ndërsa dyshja janë vërejtur në Stacionin Policor Rehli në Madhya Pradesh, Indi.
Qeni është parë duke tundur bishtin i kënaqur në momentin kur majmuni foshnjë hipi në kurrizin e tij.
Për habi të shikuesve, qeni i zgjuar e merr dhe e dërgon atë në stacionin policor ku oficerët shihen më pas duke ushqyer vogëlushin me banane, madje e ndihmojnë atë të hajë frutën, pasi duket se po e shijon trajtimin e ëmbël.
Majmuni ishte ndarë nga nëna e tij dhe ishte kapur nga disa burra dhe për këtë arsye kishte edhe një litra në qafë.
Me shume
0 Komente
sort Radhit sipas