Shoferi hap zjarrndaj policit.mp4

229 Shikime
syrinet
1
Postuar me 19 Nov 2018 / Në kategorinë News & Politics

Policia e Arkansasit ka shpërndarë pamjet e një momenti dramatik të përplasjes me armë të oficerëve të saj të policisë dhe një personi.
Sulmuesi Luis Cobos Cenobio hapi zjarr papritur me një pistoletë në Uashington County Cpl, pasi oficeri i policisë Brett Thompson i bëri thirrje të ndalte pas një shkelje trafiku.
Policia bën me dije se i pandehuri i armatosur hapi zjarr papritmas me breshëri plumbash në drejtim të policisë, duke shkaktuar disa vrima në mjetin e forcave të rendit.
Sipas policisë, Thompson ndaloi automjetin me dy pasagjerë ndërsa po udhëtonte poshtë Steele Road, Tontitoën. Megjithatë, kur oficeri shkoi për t'iu afruar makinës, shoferi "hapi menjëherë derën e dhe filloi të qëllonte".
Incidenti zgjati 53 sekonda.
Cenobio i plagosur u arratis nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më 11 nëntor në Springdale, Arkansas, dhe u dërgua në spital. I riu 29-vjeçar tani përballet me burgim dhe pritet të dënohet për tentativë vrasjeje të policit. Ndërsa mikesha e tij, me të cilën udhëtonte në makinë në momentin e incidentit, pasi i zbriti disa metra më tutje makinës, ju dorëzua policit.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas