Në radhë


Shqiponja sulmon dronin prej 2000 dollarësh

88 Shikime
syrinet
1
Postuar me 06 Nov 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Një pilot droni kaloi një tmerr të paprovuar më parë kur teksa droni i tij ishte duke fluturuar dhe një shqiponjë gjigante u turr drejt tij duke e sulmuar.

Komediani Joshua Jordan shkoi nga shtëpia e tij në Columbus, Ohio, në Snoëmass Village në Kolorado për të vizituar familjen dhe për të marrë imazhe nga peizazhet e mrekullueshme të vendit.

Por 39-vjeçari nuk e kishte pritur që një zog i madh grabitqar të sulmonte dronin e tij.
Ai publikoi pamjet mahnitëse të sulmit në momentin kur pa filmimet e bëra nga droni i tij dhe i ndau ato me të tjerët.

Ai tha se zemra e tij filloi të rrihte fort pasi ai kishte frikë se droni i tij prej 2,000 dollarësh do të rrëzohej prej zogut grabitqar.

Gjithsesi ai arriti të manovronte në kohë dronin e tij duke e larguar nga shpendi por pamjet e filmuara ishin vërtet mbresëlënëse.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë