Studentet e Korces.mp4

157 Shikime
syrinet
1
Postuar me 14 Dec 2018 / Në kategorinë News & Politics

Këshilli Studentor i Universitetit "Fan. S. Noli" ka shpjeguar arsyet e bojkotit të mbledhjes me rektorin e këtij Universiteti.
Studentët thonë se sjellja e tyre u kondicionua nga disa rrethana.
1. Në datën 13. 12. 2018, pra ditën e djeshme një përfaqësi e vogël e studentëve, anëtarë të Këshillit Studentor zhvilluan një takim joformal me Rektorin e Universitetit, ku u shprehën në një bisedë tejet miqësore të gjitha shqetësimet e studentëve dhe problematikat specifike për secilin fakultet.
2. Studentëve iu premtua një takim me Senatin Akademik, për ditën e sotme, datë 14. 12. 2018 në ambientet e Rektoratit, ku ne do të realizonim një diskutim privat e të çiltër për të diskutuar edhe me hollësisht shqetësimet tona..
Ndërkohë sot ne gjetëm
3. Një takim tejet formal ku të pranishëm nuk ishin vetëm anëtarët e Senatit Akademik, por edhe profesorë apo palë të treta të Universitetit.
4. Senati Akademik, por edhe profesorët e tjerë të nderuar, të pranishëm në sallë nuk ishin vendosur në dijeni për qëllimin konkret të takimit: Studentët shprehin problematikat dhe shqetësimet e tyre.
5. Prezenca e medias. Presupozohej të diskutonim probleme të brendshme të Universitetit dhe racionalisht mund ti kuptojmë arsyet përse ajo nuk duhet te ishte prezente.
6. Sot ishe momenti të dëgjohej fjala jonë, shqetësimet tona, jo të bëhej bilanci i ‘sukseseve’ te Universitetit të cilat ne si studentë i jetojmë çdo ditë.
Në mënyrë të turpshme Senati Akademik u përdor për të votuar rikthimin e studentëve në auditor, me qëllim ndalimin e protestës sonë. Vendimet e mbledhjes së sotme nuk vlejnë për ne, pasi ai nuk ishte takimi që na u premtua. Ishte veçse një farsë, një show, një intrigë për të ndalur studentët!
Ne e duam shkollën, e duam Universitetin dhe do qëndrojmë të palëkundur deri në realizimin e 8 kërkesave tona, te unifikuara tashmë në të gjithë Shqipërinë!

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas