Në radhë

Ilir Meta rritja e pagave
syrinet
63 Shikime

SYRI NEWS Intervista, I ftuar Ilir Kulla

373 Shikime
admin
1
Postuar me 09 Aug 2018 / Në kategorinë Film & Animation

I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e SYRI.net, analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla është shprehur se ka ardhur koha për të folur haptas për të vërtetat e 4 viteve të fundit, por që fshihen ose anashkalohen.

‘Duhet të thuhen disa të vërteta në publik edhe pse mund të jenë të dhimbshme. Duhet të flasim për të vërteta të 4 viteve’, u shpreh Kulla përballë gazetarit Alen Xhelili.

Por cilat janë këto të vërteta që sipas Ilir Kullës po fshihen dhe për të cilat sot nuk flitet.

‘U vra në mes të Tiranës Artan Santo dhe autorët as nuk janë gjetur.

U grabit në vend të ditës Thesari i Bankës së Shqipërisë.

Kanë ndodhur vrasje të rënda që ende të pazbardhura.

Akuza politike të ndërsjellta, deri tek akuzimi i Saimir Tahirit si pjesë e grupeve të drogës, rajonale.

Janë vjedhur disa herë paratë e bankave. U vodh furgoni me 10 milionë euro në aeroportin e vetëm që kemi ne dhe nuk ka asnjë autor’, tha Kulla në studion e SYRI.net.

‘Imagjinoni veten se jeni një qytetari huaj dhe i lexoni këto. Çfarë do të mendonit?’, nënvizoi gjatë fjalës së tij në studion e SYRI.net analisti Ilir Kulla.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë

Ilir Meta rritja e pagave
syrinet
63 Shikime