Në radhë

Sezoni i ri ne Syri Tv
syrinet
79 Shikime

SYRI NEWS Intervista, I ftuar Kreshnik Osmani

364 Shikime
admin
1
Postuar me 09 Aug 2018 / Në kategorinë Film & Animation

Kreshnik Osmani në Syri.net: Kjo klasë politike i ka ngritur një kurth popullit të saj...

Kreshnik Osmani, Kryetar i PSHA, tha në studion e Syri.net se kjo klasë politike që votohet nga populli shqiptar, thur vetëm planet dhe të gjithë kurthet e saj, për të vijuar sundimin e saj dhe nuk ka asnjë lloj përpjekjeje për t’u zgjuar nga gjumi dhe për të kërkuar një jetë më dinjitare.

“Kjo klasë politike nuk mund të ofrojë një jetë më dinjitare për shqiptarët. Populli ynë ka fatin e të gjithë popujve të tjerë të Europës ose më gjerë. Nuk ka pasur asnjë përpjekje serioze për të nxjerrë në pah energjitë e shqiptarëve, për ti zgjuar ato. Populli shqiptar është shumë energjik, ne si vend kemi të gjitha kushtet dhe mundësitë, që mund ta zhvillonin këtë vend. Por këtu ka qenë një sherrnajë e madhe politike dhe secila palë është përpjekur të ruajë gardhin e saj politik”, tha Osmani.

Në vijim ai shtoi se klasa politike ka një urrejtje të fshehur ndaj popullit shqiptar.

“Ne jemi në fund të 2017 dhe rreth 45 % e shqiptarëve nuk ndezin dot një ngrohës. Ne jemi një Somali në mes të Europës ne mund të krahasohemi vetëm me vendet më të pazhvilluara si Somanlia apo Naerobi. Kjo klasë politike i ka ngritur qytetarëve të saj një kurth, duke i çuar deri atje sa debati kryesor të përqëndrohet kur ka ikur gjermani i fundit nga Shqipëria”, tha ai.

Osmani tha se shqiptarët po ikin nga Shqipëria sepse nuk shikojnë më asnjë lloj shprese këtu.

“Shqiptarët janë të varfër dhe varfëria e mpin njeriun fillimisht dhe bën këtë që njerëzit nuk reagojnë. Kjo klasë politike prodhon edhe lajmin dhe anti-lajmin, çfarë thotë sot: po ikëm ne do të vijë pala tjetër që është njësoj si ne. Pra këto i kanë mpirë shqiptarët, të cilët më kollaj e kanë të ikin sesa të vendosin këtë klasë politike përpara përgjegjësive”, tha ai.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë

Sezoni i ri ne Syri Tv
syrinet
79 Shikime