Në radhë


Të spiunosh jetën e egër përmes kafshëve robot

704 Shikime
syrinet
1
Postuar me 04 Sep 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Si filmohen momentet më intime dhe thuajse të pamundura nga bota e kafshëve?

Do të mjaftonte pak intuitë dhe pak impenjim për të krijuar kafshë robotike të cilat do të qëndronin mes botës së egër pa shqetësuar kënd dhe në këtë mënyrë edhe do të siguroheshin pamjet e nevojshme.

Krijuesi i filmave John Downer ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së tij duke kapur pamjet e jetës së egër, por nuk arritën shumë derisa ai dhe ekipi i tij krijuan kafshë robotike me kamera spiune të integruara dhe në këtë mënyrë ata ishin në gjendje të regjistronin pamjet e rralla të sjelljes së kafshëve në natyrë, përmes këndvështrimit të kafshës robotike.

Nëse futesh në studion e tij do të duket se ndodhesh në brendësinë e një kopshti zoologjik pasi ka një pafundësi kafshësh robotike duke filluar nga breshka, orangutang, majmunë të ndryshëm, zogj etj dhe duket se eksperimenti i tyre ka përfunduar me sukses pasi ka rezultuar funksional.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas

Në radhë