Turma entuziaste e demokratëve nuk i ndahet Berishës, e shoqërojnë me thirrje deri te makina

11 Shikime
syrinet
1
Postuar me 12 Oct 2021 / Në kategorinë News & Politics

Për rreth dy orë, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi 'Foltoren' e tetë me demokratët e Kukësit.

Lideri historik i PD, u prit me ovacione dhe entuziazëm nga mijëra qytetarë të cilët mbushën pallatin e kulturës, por një numër gjithashtu i konsiderueshëm ishin jashtë në sheshin e qytetit.

Shumë prej tyre deklaruan se prisnin prej kohësh lëvizjen e ish-kryeministrit, pas zhgënjimit 8-vjeçar të Lulzim Bashës në krye të opozitës.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI TV dhe Syri.net dallohet turma e madhe e demokratëve të cilët shoqërojnë ish-kryeministrin deri te automjeti.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas