U dha alarmi për temperatura të larta, Britania goditet keq nga stuhi dhe rrufe

357 Shikime
syrinet
1
Postuar me 24 Jul 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Britania u godit nga stuhi dhe rrufe të dhunshme gjatë natës së kaluar, ndërsa dihet se sot është dita më e nxehtë e vitit për verën 2019-të.

Qiejt u ndriçuan me harqe të dritave, ndërsa stuhitë elektrike të fuqishme goditën zona të shumta gjatë valës së të nxehtit masiv që ka pushtuar jo vetëm Britaninë por gjithë Evropën.

Një paralajmërim i verdhë "i rëndë" në Mbretërinë e Bashkuar u lëshua për stuhitë, pasi moti i egër mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike dhe kaos ditën e sotme në vend.

Pamjet e pabesueshme tregojnë qiellin e natës duke u mbushur me drita të rrufesë.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas