Vendi ku mjalti ndodhet në mijëra metra lartësi nga toka

372 Shikime
syrinet
1
Postuar me 28 Aug 2019 / Në kategorinë Film & Animation

Dy herë në vit, rreth 128 km larg Kathmandus, Nepal, fshatarët nga Bhujung fillojnë një aktivitet të veçantë. Ata fillojnë mbledhjen e mjaltit të bletëve duke qëndruar varur në lartësi të konsiderueshme nga toka.

Ata ndihmohen nga litarë të punuar me dorë dhe një ndër ta është edhe Madan Singh Gurung i cili bashkë me gjuetarët e tjerë të mjaltit përballen me vdekjen për të mbledhur arin e lëngshëm dhe të çmuar.

Është një traditë që lidh të kaluarën dhe të tashmen një Madan mendon se ka qenë fati i tij që nga lindja një aktivitet i tillë të cilit ai i kushtohet gjatë gjithë jetës pavarësisht rrezikut.

Me shume
0 Komente sort Radhit sipas