VIDEO virale/ Dy boksierët kampionë bote zihen gjatë konferencës për shtyp
0
0
156 Shikime
Postuar me 22 Sep 2021 / Në kategorinë Sports
Dueli i 6 nëntorit mes boksierit meksikan Saul Canelo Alvarez dhe amerikanit Caleb Plant ka nisur më herët.
Gjatë konferencës për shtyp që dy boksierët kampionë bote në peshën e mesme kanë zhvilluar në Amerikë, ka nisur një sherr mes tyre, duke shtyrë e grushtuar njëri-tjetrin.
Gjatë kohës që ishin “ballë për ballë”, dy boksierët po flisnin mes tyre dhe në një moment është Canelo Alvarez që shtyn Plant.
Ky i fundit reagon duke e grushtuar rivalin dhe po të njëjtën gjë bën edhe meksikani. Menjëherë kanë ndërhyrë stafet përkatëse dhe forcat e sigurisë për të ndalur dy boksierët.
Me shume
0 Komente
sort Radhit sipas